ATSH/ Në të gjithë territorin në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor janë ngritur 15 pika/grupe kontrolli nga Task Forca AntiCovid e Transportit.
Në këto pika kontrolli fokusohet mbi respektimin e protokolleve të masave higjieno – sanitare për taksit, mjetet e autoshkollave dhe mjetet e transportit të personelit.
Grupet e kontrollit të shtrira në të gjithë territorin e vendit një ditë më parë ushtruan kontroll në 285 mjete (taksi, autoshkolla mjete transporti personeli.
Sipas DPSHTRR, për shkak të shkeljes së rregullave, 8 raste u gjobitën me masa të rënda administrative nga inspektorët e ISHSH.
Prej datës 27 prill janë kryer 3493 kontrolle dhe raportime./a.gjonaj/ /a.g/