Nismës së ndërmarrë nga bashkia e Elbasanit “Familja për Familjen” i janë përgjigjur pozitivisht jo vetëm qytetarët elbasanas, por edhe shumë personalitete të njohur në fusha të ndryshme.

Pak ditë më parë ishte moderatori Xhani Shqerra, i cili iu bashkua kësaj nisme dhe bëri thirrje për më shumë mbështetje për njerzit në nëvojë, thirrje e cila nuk ra në vesh të shurdhër, por u dëgjua nga njerëz me zemër të madhe. Këtë herë ishte shoqëria lider e ushqimeve “Teuta Durrës” që u gjend pranë familjeve elbasanase.

“Teuta Durrës” operon në dy sektorë kryesorë, paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore “Made in Albania” si dhe një gamë të gjërë prodhimesh prestigjoze ndërkombëtare.

Situata e krijuar nga pandemia e Covid-19 bëri që edhe kjo kompani e madhe të kalonte ditë të vështira, por pa u larguar nga shërbimi dhe duke qenë pranë njerëzve edhe në momentet më të vështira, duke iu mundësuar dërgimin e produkteve në shtëpitë e tyre në mënyrë që ata të mos ekspozoheshin ndaj rrezikut. Sot, me seriozitet dhe humanizëm, nën kujdesin e veçantë të vetë drejtueses së shoqërisë znj. Eleni Babameto, e cila gjithmonë është gjendur pranë njërëzve kurdo që kanë pasur nevojë për ndihmë, stafi i përkushtuar dhe në zbatim të të gjitha masave të kërkuara të higjenës solli pakot ushqimore për familjet elbasanase.

Një shëmbull ky i cili tregon seriozitetin dhe anën humane të vetë drejtueses së tij, së pari, për të qënë pranë atyre në nevojë.

Sot pranë familjeve në Elbasan ishte shoqëria “Teuta Durrës”, por thirrja vazhdon për këdo që mundet të dhurojë diçka edhe nesër.

Elbasaninews.tv