Rivendosja e qarkullimit të lirë në kufijtë e Shqipërisë është lajmi më i mezipritur dhe jo vetëm për shqiptarët që pandemia i gjeti jashtë vendit, e atje mbetën të bllokuar.

Ata që i gëzohen më shumë lajmit të njoftuar nga vetë kryeministri, z. Edi Rama, në seancën e kësaj të enjteje, datë 21 maj, në parlament, janë të gjithë operatorët e sektorit të turizmit, të cilët aktivitetin e tyre të biznesit, thellësisht të dëmtuar këto kohë, e kanë të lidhur ngushtë me lëvizjen e lirë dhe vizitat turistike të qytetarëve të huaj në Shqipëri.

Nga ana tjetër, siç njoftohet në web faqen zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, edhe ministri Klosi, së fundmi ka zhvilluar biseda të shumta me homologët e tij, si në vendet e ballkanit, ashtu edhe më gjerë.

Po nga një komunikim i tij, kësaj rradhe me zv/ministrin e Jashtëm të Ukrahinës, sipas Agjencise Telegrafike Shqiptare, ATA, mësohet se në 2 qershor, mbërrin në Shqipëri charteri i parë me turistë nga Ukrahina.

Nga: IntoAlbania