Shtyhet për në 31 dhjetor 2020 rivlerësimi i pasurive të paluajtshme. Shkak për këtë është bërë pandemia e cila uli numrin e aplikimeve me 68%. Sipas ministrisë së Financave përpara përhapjes së pandemisë u rivlerësuan 15 mijë pasuri ndërsa gjatë muajve të izolimit u bënë vetëm 4800 aplikimeve. Pandemia COVID-19, ka stopuar procesin e rivlerësimit të pronave.

Vetëm për periudhën 18 mars deri më 18 maj 2020 numri i aplikimeve për rivlerësim ka rënë me 68%. Në total deri në mars janë rivlerësuar 15 mijë prona, ndërsa për periudhën më pas deri në fund të muajit maj numri i aplikimeve ishte 4800. Për këto arsye Kadastra Shqiptare dhe Komisioni i Ekonomisë kërkuan shtyrje të afatit me tre muaj që të përfitonin të gjithë. Ministria e Financave pas këtyre kërkesave vendosi të shtyj afatin deri më 31 dhjetor 2020, nga 30 shtatori që ishte afati fillestar. Kjo shtyrje është miratuar këtë të hënë edhe nga Komisioni i Ekonomisë.