Seanca gjyqësore e Faruk Ozer, i cili u arrestua në Shqipëri pas akuzave nga drejtësia turke për mashtrim, është shtyrë.
Avokati mbrojtës i 28-vjeçarit turk ka kërkuar të njihet me provat e akuzës.
Faruk Ozer ishte prej më shumë se një viti i shpallur në kërkim nga vendi i tij dhe u arrestua nga policia e Elbasanit.
Prej prillit të vitit të kaluar Turqia kërkoi me insistim nga autorittet shqiptare arrestimin e 28-vjeçarit i cili në vendin e tij kishte ngritur një skemë mashtrimi e cila kapte vlerën rreth 2.7 miliardë dollar.
Më 2017 Faruk Ozer krijoi bursën Thodex ku tregtoheshin kriptomonedha. Në Thodex krijuan llogari të tyre rreth 400 mijë qytetarë kryesisht turq të cilët kishin investuar rreth 2.7 miliardë dollar.
Në fillim të prillit të vitit të kaluar qytetarë të ndryshëm nuk patën më akses në llogaritë e tyre dhe ngritën padi për themeluesin e Thodeks. Në një reagim në tëiter ai tha se kishim të bënim me një problem teknik dhe gjithçka do të zgjidhej por kjo nuk ndodhi dhe në 22 prill të vitit të kaluar ai u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe u zbulua se fshihej në Shqipëri.
Mbi 28-vjeçarin nga drejtësia turke rëndojnë akuzat e “Ngritjes së organizatave qëllim kryerjen e krimeve” dhe “Mashtrim në rrethana rënduese”.
Top Channel