Seanca që ishte parashikuar të mbahej këtë të hënë në Gjykatën e Elbasanit në ngarkim të ish-ministrit Sajmir Tahiri, është shtyrë.
Mësohet se shkak është bërë një fatkeqësi që i ka ndodhur avokatit mbrojtës, Maks Haxhia.
Gjykata e Elbasani ka nën juridiksion burgun e Lushnjës, ku Tahiri po vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg.
Përmes avokatit të tij, Maks Haxhia, ish-ministri i kërkon gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove.
Nëse kjo kërkesë pranohet, Saimir Tahirit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg.
Top Channel