ATSH-DPA/ – Singapori regjistroi 942 raste të reja të infektuara me COVID-19, duke u bërë vendi me numrin më të madh të rasteve të infektuara në Azinë Juglindore.

Me 5 992 raste, shtet-qyteti, që ka një popullsi prej 5,8 milionë banorësh, ka raportuar më shumë raste sesa fqinji gjigant Indonezia, që ka një popullsi rreth 270 milionë banorë.

Singapori, ku normat e testimit janë relativisht të larta, ka raportuar 11 viktima, shumë më pak se 520 në Indonezi ose 387 në Filipine.

Ministria e Shëndetësisë në Singapor deklaroi se shumica dërrmuese e rasteve të reja janë punëtorë të huaj që jetojnë në konvikte të aprovuara nga shteti. / /sara/