Sonte, sipas kalendarit islamik të myslimanëve për muajin e shenjtë të Ramazanit, është Natë e madhe, e njohur për të gjithë “Nata e Kadrit”. Sipas fesë islame agjërimi gjatë kësaj nate konsiderohet i vlefshëm sa 1000 muaj.
Këtë vit ajo mendohet se do të jetë në të gdhirë të ditës së mërkurë. Me këtë rast myftiu i Elbasanit Agim Duka fton të gjithë besimtarët musliman të agjerojnë.
Kjo natë është një nga netët teke në dhjetë ditshin e fundit të Muajit të Madhërishëm. Myslimanët besojnë se në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i falë të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet dhe se engjëjt zbresin në Tokë.
Mbi të gjitha, synimi i kësaj natë është vlera e dashurisë dhe mirësisë që duhet të transmetohet tek të gjithë dhe tek secili.
Elbasaninews.tv