Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka vizituar sot një prej marketeve të Tiranës për të informuar dhe sensibilizuar, mbi masat që ka marrë qeveria për monitorimin dhe transparencën me çmimet në treg.

Spiropali bashkëbisedon me administratoren për masat që ka marrë qeveria për monitorimin e çmimeve në treg.

“Kohët nuk janë më të mirat të mundshme edhe për ju edhe për qytetarët edhe  ne, patjetër. Nuk e nisëm ne këtë luftë por pasojat e kësaj lufte po i ndjemë dhe ne, po ndjehen në të gjithë botën dhe këtë situatë duhet ta menaxhojmë sa më mirë si ju si ne dhe kërkojmë dhe mirëkuptimin e qytetarëve”, tha ajo.

Në vijim të bashkëbisedimin me administratoren e supermarketit, Spiropali u shpreh se tashmë jeni në dijeni se është krijuar një bord i monitorimit dhe i transparencës së çmimeve të shportës ku anëtarë të qeverisë por dhe tregtarë të shumicës të shpërndarësve kryesor janë pjesë e këtij bordi për të diskutuar mbi nevojat që kanë dhe për të përcaktuar disa marshe fitimi minimale në këtë kohë të vështirë për tu ardhur në ndihmë të gjithë konsumatorëve dhe të gjithë qytetarëve por edhe ju të biznesi, për të patur të qartë edhe kostot e fitimit tuaj por edhe qytetarët ta kenë të qartë se këto janë kostot minimale operacionale që tregtarët po mbajnë. Është domosdoshmëri në këtë kohë.

“Në këtë periudhë të gjithë u gjendëm të papërgatitur, se kujt ia merrte mendja se Rusia do i përdorte çmimet si armë luftë në këtë pikë por do të bëjmë  më të mirën në këtë situatë”, tha ajo.

Administratorja u shpreh se çmimet e shportës jemi munduar t’i mbajmë me çmime shumë të ulëta madje  si vaj dhe sheqeri, makaroni dhe oriz i kemi mbajtur nen kosto. Kemi marrë masa për rezerva që të mos krijojmë panik te klienti. Ne e kemi përgatitur situatën.

“Ju përgëzojë për këtë dhe ftoi të gjithë tregtarët të bëhen pjesë e të gjithë këtij mekanizmi që është domosdoshmëri në këtë pikë. Qeveria e ka shumë seriozisht pjesën e transparencës dhe monitorimit të çmimeve që qytetarët ta kenë të qartë se vërtetë çmimet nuk varen nga ju, ama këto janë koste, këto janë marshet minimale të limit dhe ata të vijnë dhe të furnizohen me produktet kryesore”, tha ajo.

Spiropali theksoi se, qeveria ka marrë masa për të vendosur garanci për të gjithë tregtarët që në periudhën afatmesme të mos ketë mungesë në furnizim dhe produkte dhe pastaj çmimi të monitorohet.

“Për energjinë 80%  e çmimit e energjisë për familjet dhe biznesin e vogël mbulohet nga shteti në këtë pike dhe e konsiderojmë një masë shumë të rëndësishme që të ruajmë nivelin e tyre të jetesës. Ne ju kemi ardhur në ndihmë qytetarëve, pasi 30 mijë lek të vjetra për 3 muaj për pensionistë dhe personat në nevojë. Rritja e pagës minimal fillon me 1 prill 320 mijë lekë të vjetra paga minimale, zerimin e taksës për paga deri në 400 mijë të vjetra”, tha ajo.