Një raport i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka evidentuar se Covid mund të transmetohet më lehtë në mjediset shkollore dhe kampet verore.
Monitorimi është bërë pas shpërthimeve të rasteve të reja në shtetin amerikan të Xhorxhisë dhe në Izrael.
Xheorxhia sugjeron se fëmijët, madje edhe rastet asimptomatike, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në transmetimin e Covid-19.
Këtë javë 260 punonjësve në një nga rrethet më të mëdha të shkollave të Xhorxhisë iu ndalua të hynin në shkollat e tyre për të planifikuar rihapjen sepse ata ose kishin virusin ose kishin qenë në kontakt me një individ të infektuar.
Ky studim bie ndesh me një numër studimesh të mëparshme ku duket se konsensusi është se fëmijët rrallë transmetojnë virusin midis tyre ose njerëzve të tjerë.