Studiuesit kanë zbuluar së fundmi se meshkujt që kanë gishta më të gjatë kanë një rrezik më të ulët për të humbur jetën për shkak të COVID-19 dhe ka të ngjarë që të vuajnë simptoma më të buta,.

Studimi i ri, i kryer nga Universiteti Swansea ka zbuluar se numri i vdekjeve nga koronavirusi të burrave me gishta të shkurtër ka qenë më i lartë. Gishti kryesor që iu ta dalloni sesa të rrezikuar nga koronavirusi jeni është ai i unazës, pasi ai përcaktohet nga sasia e testosteronit që kanë meshkujt. Sa më shumë testosterone të kenë, aq më i gjatë do të jetë gishti i tyre i unazës.

Testosteroni mendohet se është mbrojtës ndaj Covid-19 duke rritur numrin e receptorëve ACE-2 në trup. Shkencëtarët besojnë se COVID-19 hyn në trup dhe shkakton infeksion përmes këtyre receptorëve.

Por studimet kanë sugjeruar gjithashtu që nivele të larta të testosteronit mund të luftojnë dëmtimin e mushkërive, që do të thotë se njerëzit me pak receptorë janë në rrezik më të lartë të infeksioneve virale.

Niveli i testosteronit mund të jetë një nga arsyet kryesore pse po vdesin kaq shumë burra, thonë mjekët./Fjala.al