Irrfan Khan, aktori i njohur i Bollywood që më pas u transferua në Hollywood, ka ndërruar jetë në moshën 53 vjeç.
Mediat indiane raportuan se Khan vdiq të mërkurën në Mumbai pasi u pranua në spital për një infeksion të zorrës së trashë në fillim të kësaj jave. Khan u diagnostikua me një kancer të nivelit të lartë neuroendokrin në mars të 2018 dhe kaloi kohë në Londër duke u trajtuar për formën e rrallë të kancerit, para se të kthehej në punë vitin e kaluar.
Kahn me një karrierë që i zgjati mbi 30 vjet, ishtë një nga aktorët më të suksesshëm dhe i njohur ndërkombëtarisht.
Ora News