31 vjeçari Leo Hera që shkoi i plagosur në spitalin e Truamës në Tiranë, mbrëmjen e djeshme pak para mesnatës, ka thënë se nuk e ka parë personin që e qëlloi.
Ai ka kallëzuar para efektivëve që shkuan menjëherë në spital sapo morën njoftim, se për shkak të errësirës nuk e ka parë personin që e qëlloi. Sipas Policisë, Leo Hera, nga Laçi, është paraqitur në spitalin e Traumës mbrëmjen e djeshme rreth orës 23.05, me plagë arme zjarri në këmbë.
“Nuk e njoh personin që ka shtënë në drejtim tim. Kur jam qëlluar kam qenë duke lëvizur në këmbë. Për shkak të errësirës, nuk kam mundur të shoh personin që më ka plagosur, pasi të shtënat kanë ardhur nga pas shpine”, ka thënë ai.
Më herët ai ishte shprehur se ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Don Bosko”.
“Me datë 02.11.2020, rreth orës 23:05, është njoftuar Salla Operative se në spital është paraqitur shtetasi L.H., 31 vjeç, i dëmtuar në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
31-vjeçari ka kallzuar se në rrugën “Don Bosko”, është plagosur me armë zjarri në këmbë nga një person ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia.newsbomb