TSH-ANSA/- Mbi një milion australianë kanë shkarkuar aplikacionin i cili gjurmon koronavirusin në 24 orët e para që kur u prezantua në mbrëmje nga kryeministri Scott Morrison.

Aplikacioni COVIDSafe mbështetet nga një organizatë mjekësh, infermierësh, sipërmarrësish dhe bankierësh dhe regjistron lidhjet Bluetooth që telefoni i një personi bën me telefonat e njerëzve me të cilët kanë qenë në kontakt të ngushtë.

Bazuar në programin ‘Trace together’ të përdorur nga Singapori, ai është i lidhur me një server qeveritar dhe menaxhohet nga Amazon. Sipas sondazhit, 54% e australianëve janë të gatshëm ta instalojnë aplikacionin në telefonin e tyre celular. /os/