Shpresat se testet e antitrupave për koronavirusin mund të ndihmojnë Britaninë e Madhe ti japë fund izolimit, duket se janë zbehur pasi organizata botërore e shëndetësisë vuri në diskutim nëse ato ofrojnë apo jo ndonjë garanci për imunitet.
Duke folur në Gjenevë, zyrtarët e OBSH, hodhën dyshime mbi përfitimet nga testet e shpejta të serologjisë për shkak të mungesës së provave për imunitet nga koronavirusi. “Shumë shtete sugjerojnë përdorimin e testeve të shpejta serologjike për të kapur atë që ata mendojnë se do të jetë një masë imuniteti. Për momentin, ne nuk kemi asnjë provë se përdorimi i testeve serologjike mund të tregojë se nëse një individ ka imunitet apo është i mbrojtur nga riinfektimi”, thanë zyrtarët. Testet, sipas tyre, do të mund të masin nivelin e seroprevalencës, pra nivelin e antitrupave por kjo nuk do të thotë se një person me anti trupa është imun.
Top Channel