Tokio, e cila do të presë Lojërat Olimpike në më pak se katër muaj, konfirmoi dje më shumë se 500 infeksione të reja për të dytën ditë radhazi.
Japonia miratoi masën edhe për Osakan, Miyagin dhe Hyogon.
Masat priten të hyjnë në fuqi të hënën në Tokio, Kioto dhe Okinawa.
Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, baret dhe restorantet duhet të mbyllen deri në orën 20:00 dhe pjesëmarrja në ngjarje të mëdha është e kufizuar në 5 000 persona.
Masa vjen vetëm tre javë pasi qeveria hoqi gjendjen e jashtëzakonshme në Tokio dhe tre prefekturat fqinje që ishin vendosur në fillim të janarit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies, vetëm 0,3 % e popullsisë është vaksinuar plotësisht. /os/