Një tragjedi ka ndodhur në Greqi ku së paku 18 përsosna kanë mbetur të vdekur pas mbytjes së dy anijeve në Lesbos dhe Kythira.

Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit për emigrantët në dy anijet e mbytura, me autoritetet greke që bëjnë përpjekje për të shpëtuar jetë njerëzish kundër kushteve të pafavorshme atmosferike.

Trupi i një burri është nxjerrë nga zona detare e Thermi Lesvos, ku siç mësohet, nga një varkë me emigrantë, e cila ishte nisur nga bregdeti turk në kushte shumë të këqija atmosferike.

Mësohet se ajo u shkatërrua herët në mëngjesin e së enjtes, ndërsa për pasojë vdiqën 18 persona, 16 gra, një burrë dhe një adoleshente.

Më herët u bë e ditur se 15 refugjatë, nga të cilët 11 burra dhe katër gra, të gjithë me origjinë afrikane, janë lokalizuar në Mytilin nga zyrtarë të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët dhe janë dorëzuar në organet kompetente. Siç kanë deklaruar edhe vetë nga ata, kanë mbijetuar nga mbytja e anijes.

Ndërkohë, 10 gra të tjera u shpëtuan, shumë prej të cilave u bllokuan në shkëmbinj poshtë një posti ushtarak të vendosur në zonë. Sipas raportimeve të para, në bordin e anijes që u mbyt ndodheshin rreth 40 persona.

Po ashtu, një anije u mbyt në Diakofti Kythera pranë portit, ku ndodheshin rreth 95 persona, pasi u përplas me gurë.

Për pasojë 15 persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa 80 janë shpëtuar. Tashmë në Kythira është hapur një shkollë për të akomoduar të shpëtuarit.

Përfaqësuesi i qeverisë, Yannis Oikonomou, shprehu trishtimin e tij për ngjarjet tragjike në detet që çuan në vdekje dhe rrezikuan jetët e shumë njerëzve.

Tragjedi në Greqi: Mbytet varka me 40 persona, 18 të vdekur dhe 15

Tragjedi në Greqi: Mbytet varka me 40 persona, 18 të vdekur dhe 15

Tragjedi në Greqi: Mbytet varka me 40 persona, 18 të vdekur dhe 15