Kryeqyteti italian është tronditur këtë të premte nga një ngjarje tejet e rëndë.Një fëmijë i moshës shtatë vjeç, ka pësuar vdekjen si pasojë e një plumbi të marrë në rrugë aksidentale nga arma e gjyshit. Plumbi e kishte prekur vogëlushin në zonën e trurit dhe kësisoj operacioni ishte mjaft delikat dhe ai nuk mundi t’i mbijetonte.

Sipas raportimit të policisë, vogëlushi së bashku me babanë kishin shkuar për të takuar gjyshin, i cili banonte në një apartament në Sillaro. Më tej thuhet se gjyshi 76-vjeçar, pasi është takuar me djalin dhe nipin ka nisur të pastrojë një pistoletë me një kalibër 9, kur papritur arma është shkrepur dhe plumbi ka prekur djalin në kokëTop Channel