Tregu i fruta perimeve në Elbasan tashmë ka një organizim të ri, me qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve që e frekuentojnë atë. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, bashkë me Drejtorin e Agjensisë së Shërbimeve Publike, Klinsi Lala, ditën e sotme inspektuan masat e reja të marra në tregun kryesor të qytetit.

Z.Llatja gjatë inspektimit të këtoj tregu ka bërë me dije se gjithçka është gati, dhe se tregtarët mund të nisin punën prej ditës së nesërme.

Një tunel dizifektimi është vendosur në hyrje të tregut, ndërsa çdo gjë është menduar sesi do të funksionojë deri tek mënyra e qarkullimit të brendshëm. Z.Llatja ndër të tjera është shprehur për mënyrën e funksionimit të tregut, dhe se do të tregtojnë vëtëm ata tregtarë që kanë kontratë me bashkinë e Elbasanit.

Ndër të tjera kryebashkiaku Llatja ka bërë të ditur se e njejta procedurë do të ndiqet edhe me tregjet e tjera në qytet, ndërsa një treg ambulant me të gjitha kushtet dhe parametrat e lejuara do të hapet edhe para stadiumit “Elbasan Arena” për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në atë zonë.

Tek shenja e vendosur me ngjyrë të verdhë blerësi do të mund të komunikojë me shitësin dhe do të mund të bëjë blerjet, e liron pastaj vendin, dhe vjen dikush tjetër.

Tregu do të funksionojnë me një kalim, pra futesh nga një vend dhe del në një vend tjetër, si një rrugë njëkalimshe.

Elbasaninews.tv