Zonja e parë Melania Trump ka reaguar për partnerin e saj Donald Trump, i cili u rizgjodh Presidentin i SHBA-së.

Sipas saj Trumpit i është besuar nga populli amerikan për të “mbrojtur” lirinë pas fitores dërrmuese të kandidatit të GOP në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Në një postim në X të mërkurën pasdite, Melania tha se administrata Trump do të mbrojë lirinë, të cilën ajo e përshkroi si “zemra e republikës sonë”.

“Unë parashikoj që qytetarët e kombit tonë të ribashkohen në angazhimin ndaj njëri-tjetrit dhe të ngrihen mbi ideologjinë për hir të lirisë individuale, prosperitetit ekonomik dhe sigurisë. Energjia, aftësia dhe iniciativa amerikane do të bashkojnë mendjet tona më të mira për ta çuar kombin tonë përpara përgjithmonë”, shkroi ajo pjesërisht.

 

Top Channel