Twitter do të ndalojë përdoruesit të cilët në mënyrë të përsëritur shpërndajnë lajme të rreme për vaksinat Covid-19.

BBC raporton se ata që do të postojnë informacione të rreme për vaksinat, do t’u bllokohen llogaritë në Twitter. Sipas politikave të reja të Twitter, ende nuk dihet kohëzgjatja e bllokimit pasi kjo masë është në diskutim.

 

Nëse një përdorues i rrjetit social do të publikojë 5 herë informacion të rremë, atëherë llogaria e tij do të mbyllet fare. Shumë aktivistë kundër dezinformimit thonë se suksesi i nismës tani varet nga rreptësia që do të zbatohen masat nga Twitter.

Edhe Facebook dhe Instagram njoftuan se do të mbyllnin llogaritë e atyre që do të përhapnin materiale të rreme, lidhur me vaksinat ndaj Covid-19. Këto politika të mediave sociale bëhen në një kohë kur ka nisur një luftë e ashpër kundër dezinformimit në internet.