Një 64 vjeçar nga Peqini i goditur me gur nga bashkëfshatari ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Menjëherë më pas ka rënë në pranga autori S.Ç 51 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin:

S.Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.09.2020, rreth orës 23:30 , në fshatin Lolaj, Peqin, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta shtetasi S.Ç ka goditur me mjet të fortë ( gurë), shtetasin Sh.H., 64 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin, i cili  si pasojë e plagëve të marra  ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprën penale,  “Vrasje me dashje”.