Portieri Ertrit Berisha ka lënë spitalin në Itali ku po kurohej aktualisht nga koronavirusi.

Këtë e konfirmojnë mediat italiane të cilat shkruajnë se gardiani kuqezi është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Ai do të trajtohet në banesë pasi ditët e fundit ka shfaqur simptoma të lehta të koronavirusit.

Berisha u shtrua në spitalin Cona në Itali më 2 dhjetor ndërsa mediat italiane shkruanin se ai kishte rezultuar pozitiv me COVID që prej 27 nëntorit.