Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur Agron Fico, studiues i njohur i trashëgimisë folklorike shqiptare.

Lajmin e ka dhënë Akademia e Shkencave, e cila vlerëson maksimalisht figurën e Ficos.

Fico është nderuar edhe me “Çmimin e Republikës” dhe një çmim universitar nga Kina për arritje akademike.

Ai është bashkëthemeluesi i katedrës së gjuhës shqipe në Pekin.

50 vite më vonë themeloi katedrën e shqipes në Boston, ndaj ai është quajtur edhe “profesori që u mësoi shqip kinezëve dhe amerikanëve”.

Disa nga veprat e të ndjerit Fico:

“Diaspora e rilindur” (Tiranë 2006);
“Beautiful America” (Tiranë 2014);
“Zbulimi i eposit shqiptar në Harvard” (Tiranë 2016).

burimi (dita)