ATSH-AA/ – Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendosi sanksione ndaj 18 bankave të Iranit.

Në një deklaratë nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së thuhet se Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) vendosi 18 bankat e Iranit në listën e sanksioneve.

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Steven Mnuchin, sipas deklaratës, ka theksuar ”se vendimi për sanksionet pasqyron një angazhim për të ndaluar qasjen e paligjshme në dollarin amerikan”.

“Programet tona të sanksioneve do të vazhdojnë derisa Irani të ndalojë së mbështeturi aktivitetet terroriste dhe t’u japë fund programeve të tij bërthamore”, ka thënë Mnuchin. /os/