MOSKË, 15 tetor /ATSH-DPA/-Autoritetet ukrainase raportuan sot se forcat ruse kishin bombarduar gjatë natës disa rajone të vendit.
Infrastruktura në qytetin jugor të Zaporizhias është goditur nga bombardimet ruse.
Guvernatori, Oleh Staruch u bëri thirrje banorëve të kërkonin strehimore.
Ndërkohë, autoritetet lokale raportuan pesë dronë të dizajnit iranian të cilët ishin kapur mbi rajonin fqinj të Dnipropetrovskut.
Mbi 50 predha nga raketat e shumta dhe artileria e rëndë goditën rrethin e Nikopolit në të njëjtin rajon, duke plagosur të paktën dy persona.
Rreth orës 7:00 të mëngjesit, një alarm ajror u njoftua për të gjithë Ukrainën për shkak të frikës për sulme të tjera. //a.i/