ATSH-DPA/ – Ushtria ukrainase dhe rebelët prorusë, të cilët kanë qenë të angazhuar në një konflikt në lindje të Ukrainës pranë kufirit rus për gjashtë vitet e fundit, konfirmuan sot se po respektonin një armëpushim të ri, që hyri në fuqi në mesnatë.
“Përdorimi i çdo arme, përfshirë një armë zjarri, është e ndaluar”, tha agjencia e lajmeve ”Donetsk”, e operuar nga rebelët.
Grupimi tjetër i madh rebel, në rajonin e Luhanskut dhe ushtria ukrainase lëshuan deklarata të ngjashme.
Ka pasur më shumë se 20 përpjekje për armëpushim që prej shpërthimit të konfliktit në fillim të vitit 2014 pas rrëzimit në Kiev të një presidentit prorus.
Rusia, e cila përfaqëson rebelët në bisedimet ndërkombëtare të paqes, ka mohuar vazhdimisht akuzat për përfshirje të drejtpërdrejtë në konflikt.
”Rreth 13 000 njerëz janë vrarë në luftime”, sipas OKB-së./ a.jor.