Krahasuar me ditët e fundit, temperaturat në vendin tonë pritet të ulen.

 

 

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, ditën e sotme do të ketë kalim të një fronti të ftohtë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet në pjesën e dytë të ditës.

 

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e veriperëndimit reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve tepër afatshkurtër.

 

 

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era shfaqet intensive me shpejtësi 12-18m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5 ballë.tch