Çdokush që mban një dietë thjesht vegane me siguri do të pyesë veten se si mund të marrë yndyrna omega-3, pasi burimi kryesor janë peshku dhe produktet e qumështit. Kjo nuk do të thotë se produktet bimore nuk kanë përmbajtje omega-3 si arrat, farat chia dhe farat e lirit.

Sipas Dr Mark Hyman, për të qenë në gjendje të sigurojë sasinë e nevojshme të omega-3 që i nevojiten trupit, një vegan duhet patjetër të përfshijë në dietën e tij portulacën ose siç njihet ndryshe si bërdullak. Çdo pjesë e kësaj bime është e ngrënshme – lulet, gjethet, kërcelli, madje dhe farat.

Përmban 2 lloje të ndryshme të omega-3: acidi alfa linolenik (ALA) dhe acidi eikozapentanoik (EPA). Bërdullaku është ndoshta e vemtja bimë që përmban llojin e dytë të omega-3. Përmban gjithashtu B-karoten dhe glutathione, dy fitokimikate me veti të jashtëzakonshme anti-inflamatore.

Për shkak të shijes pak të thartë e të kripur, shtimi i bërdullakut në sallatën tuaj i jep asaj më shumë shije. Mund t’i skuqni kërcellin e saj por kini kujdes që të mos e teproni me gjethet pasi ato thahen lehtë. /abcnews.al