Edhe pse temperaturat ranë ndjeshëm ditëve të fundit në qytetin e Kukësit, nuk janë shtuar rastet me viroza që paraqiten tek mjeku i familjes. Aplikimi i vaksinës kundër gripit mbetet i rëndësishëm sidomos këtë periudhë.

 

Sipas mjekut të familjes, Avdi Elezi, tashmë vihet re një ndërgjegjësim i shtuar nga banorët për të aplikuar këtë vaksinë. Ndër të tjera cilëson si të rëndësishëm aplikimin në kohë të saj.

 

“Pjesa e vaksinimit është për të krijuar antitrupa ndaj një virusi dhe duhet ta marrim në kohë”, u shpreh mjeku.

 

 

 

Elezi tregon se që në simptomat e para që mund të kenë pacientët, duhet të paraqiten menjëherë tek mjeku i familjes për konsultë.

 

“Në fillim të simptomave duhet t’i drejtohemi mjekut”, u shpreh ai.

 

Ditëve të fundit në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor janë paraqitur deri në 10 raste qoftë mosha të rritura apo edhe ato pediatrike.

 

Gazetare: I. Bajraktari

 

/rtsh.al/