/ATSH-DPA/ – Papa Emeritus Benedict XVI ka pranuar se ka bërë një deklaratë të rreme gjatë një hetimi për një abuzim seksual në Kishën Katolike Gjermane, në një deklaratë të lëshuar përmes sekretarit të tij privat, Georg Ganswein dhe të publikuar në faqen e internetit të Vatican News.

Ndryshe nga sa kishte thënë fillimisht, Benedict kishte marrë pjesë në një takim në vitin 1980 si kryepeshkop i Mynihut dhe Freisingut, në të cilin u diskutua për një prift që kishte tërhequr vazhdimisht vëmendjen për abuzimin seksual të fëmijëve, ndërkohë që më vonë ai kishte filluar aktivitetin si pastor në Bavari.

”Gabimi nuk u bë për qëllime të këqija, por ishte rezultat i një mosrespektimi në redaktimin e deklaratës së tij”, thuhet në deklaratën nga zyra e Joseph Ratzinger, i cili është emri i lindjes së papës, tashmë në pension.

”Ai ndihej shumë keq për gabimin dhe theksoi se shpresonte se mund të falej”, thuhet në deklaratë./  /os/