Nga viktimë në e akuzuar: Federata spanjolle e Futbollit (RFEF) kërcënoi me veprime ligjore kundër futbollistes së kombëtares, Jennifer Hermoso, e cila pohoi me herët se puthja në buzë që i dha presidenti i Federatës, Luis Rubiales, gjatë Kupës së Botës nuk ishte konsensuale.
Rubiales pretendonte se futbollistja e ka ngritur në ajër atë. Federata, përveç njoftimit, publikoi edhe katër fotografi të incidentit për të dëshmuar se Hermoso e kishte bërë vërtet një gjë të tillë. Fotografitë ekspozojnë “gënjeshtrat” që janë shpërndarë “në emër të vet futbollistes”, të RFEF-së dhe Rubiales do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj tyre”, thuhet në deklaratë.
Pas incidentit, Rubiales refuzoi të jepte dorëheqjen. Trupi udhëheqës i Federatës i ka nisur tashmë hetimet për këtë cështje. Ekipi i grave në futboll sakaq ka thënë se nuk do të luajë nëse nuk ndryshohet lidershipi i Federatës. Kryeministrja në detyrë e Spanjës, Teresa Ribera, i ka thënë agjencisë së lajmeve Europa Press se Qeveria do të bëjë gjithçka që Rubiales të japë dorëheqje ose të shkarkohet nga drejtimi i Federatës së Futbollit.
Top Channel



























