Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbajnë “rekord” sa i përket numrit të personave që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi apo janë infektuar me Covid-19.Në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Amerikë, 518 persona.Numri total i të vdekurve për shkak të virusit në Amerikë deri tashmë ka shkuar në 157 265 individëSa i përket të infektuarve nga koronavirusi në SHBA, deri tashmë ka shkuar në 4 735 239 njerëz.Ndërsa, në 24 orët e fundit, janë infektuar me koronavirus në SHBA 29 350 persona.

Kurse, në total në të gjithë botën kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit deri tani 685 780 individë.

(d.xh/ Balkanweb)