Ministria e Shëndetësisë ka dhënë përgjigje për kërkesën e FSHF për rifillimin e stërvitjes së skuadrave të futbollit si dhe ka shpjeguar nëse do të mbyllet spitali Covid 2.

 Sa i përket kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka thënë se po shqyrtohet nga Komiteti i Ekspertëve me shumë vëmendje dhe se shumë shpejt do të ketë një vendim për këtë.

“Ministria e shëndetësisë dhe Komiteti i ekspertëve I ngritur pranë kësaj ministrie po e vlerësojnë me shumë vëmendje këtë problem dhe shumë shpejt do të ketë një vendim për këtë”, tha zv.ministrja.

Sa i përket spitalit Covid 2 ose ndryshe “Shefqet Ndroqit” ajo shtoi se nuk do të mbyllet për t’iu rikthyer pacientëve, që vuajnë nga sëmundje pulmonare, pasi jemi në një situatë ku mund virusi mund të kthehet sërish.

“Pavarësisht se epidemia është kontrolluar shumë mire, është kontrolluar shumë mirë edhe në saj të masave të mëdhaja shtrënguese që u morën që në fillim të saj. Tashmë me hapjen e masave jemi në një moment tejet delikat, të cilin po e monitorojmë me shumë kujdes dhe ekziston mundësia që përsëri infeksioni të shtohet. Për këtë arsye këtë problem ne do ta shqyrtojmë në dritën e kësaj dinamike”, shtoi Rakacolli.

Newsbomb