Foto ilustruese

Leme Naqi së bashku me bashkëshortin janë një çift pensionistësh nga Cerriku. Ata janë tregtarë ambulantë dhe me këtë aktivitet sigurojnë jetesën. Por pezullimi i punës u ka sjellë vështirësi.

Por në një qytet të vogël e të varfër si Cerriku të shumtë janë ata që në këtë periudhë pandemie kanë pasur nevojë për ndihmë. Kjo ka bërë që edhe puna e grupeve organizative të jetë shumë herë më e madhe.

Deri tani në Bashkinë e Cerrikut janë shpërndarë mbi 2 mijë pako ushqimore ndërsa rreth 2 mijë të tjera janë gati të shkojnë për komunitetet në nevojë. Tashmë edhe Bashkia e Cerrikut ka miratuar Fondin e saj të Emergjencave për pako ushqimore në ndihmë të këtyre familjeve.

Elbasaninews.tv