Rrugët kryesore në qytetin e Lushnjes dhe atë të Lezhës janë përmbytur mëngjesin e sotëm.
Mësohet se si pasojë e reshjeve të shiut që kanë rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm, rrugët kryesore brenda dy qyteteve janë përmbytur. Lartësia e ujit shkon në disa centimetra, ndërsa rrugët janë kthyer në gjol.
Ekipet e bashkive kanë dalë në terren menjëherë për të zgjidhur situatën. Mesa duket shiu i parë i vjeshtës i ka gjetur të papërgatitur autoritetet lokale.
Newsbomb
Pamje nga Lushnja: