Vetëvrasja e modeles së njohur gjermane, Kasia Lenhardt, në moshën 25 vjeçare ka ngritur shumë dyshime.

Gazeta ‘bild’ bën me dije se mbrojtësi gjerman i Bayern Munchen, Jerome Boateng është zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria Publike e Mynihut si i dyshuar për vrasjen e modeles.

 

Më herët 25-vjeçarja ka qenë në një lidhje me futbollistin, po që nuk zgjati shumë dhe erdhi ndarja.

Në fakt ndarja e tyre nuk ishte e lehtë, sepse futbollisti tha në një intervistë gjëra shumë të pakëndshme për modelen disa kohë më parë. Futbollisti gjerman e akuzoi modelen e ndjerë se ajo e kishte detyruar të ndahej nga ish e dashura e tij dhe se i kishte bërë shantazh për të qëndruar me të. Ndërsa Kasia kishte premtuar se do të tregonte gjithë të vërtetën.

Prokuroria ka nisur hetimet pasi në raportin e autopsisë së modeles ka nxjerrë dëmtim të një prej veshëve të saj, që dyshohet se është bërë nga futbollisti.

Screenshot_3.png16w1280c0.bild.jpgz26807273IERKasia-Lenhardt-ofiara-nienawisci-i-plotek-.jpg