Automotoparku që do të ndërtohet në Elbasan shihet si një nga investimet më të rëndësishme, jo vetëm për qytetin, por edhe më gjerë.
Për këtë arsye, janë duke vijuar edhe takimet midis Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe përfaqësuesve të FIA-s, në lidhje me ndërtimin dhe funksionimin e këtij Automotoparku.
Punimet vijojnë me ritme të larta dhe shumë shpejt Automotoparku i Elbasanit dhe struktura të tjera shumëfunksionale edukative e rekreative buzë shëtitores së re përgjatë lumit, për pedalim e sport mes gjelbërimit, do jenë gati.
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe u shpreh se eksperienca dhe mbështetja për Automotoparkun e Elbasanit është e madhe.
Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë. Pas “Elbasan Arena”, një tjetër projekt madhështor është gati për qarkun e Elbasanit.
Edlira XHERRI




























