Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në qarkun e Elbasanit vijojnë operacionet humanitare, në ndihmë të familjeve në nevojë në këtë periudhë pandemie.
Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me organizatat partnere prej dy muajsh vazhdon shpërndarjen e ndihmave tek të gjithë ato familje në vështirësi ekonomike, teksa ditën e sotme kanë shkuar në Rajonet 4, 5 dhe 6. Krahas pakove ushqimore ekipet e bashkive në kontakt të përditshëm me familjet në nevojë, kanë dërguar pako me produkte jo ushqimore si dhe asistencë në blerje medikamentesh.
Kryebashkiaku i Gledian Llatja theksoi se vijon puna në terren për të qenë pranë familjeve dhe shtresave në nevojë dhe ky proces do të vijojë deri në ditën kur vendi do t’i kthehet normalitetit.
Sipas tij, kjo gjë do të arrihet vetëm nese do të respektohen këshillat. Ashtu si Elbasani, edhe në Bashkitë e tjera të Qarkut, operacioni i solidaritetit vijon cdo ditë, ndërsa ekipet e terrenit asistojnë tek të gjitha familjet që kanë nevojë në këtë periudhë pandemie.
Elbasaninews.tv