Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ditën e sotme do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.
Ministri grek mbërrin në Tiranë rreth orën 11:00. Mësohet se Dendias takimin e parë do ta zhvillojë me homologun e tij, me ministrin e Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj.
Ai më pas do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ndërsa rreth orës 12:45 do të mbajnë një konferencë për shtyp.
Më pas do të zhvillojë takim me presidentin Ilir Meta në orën 14:45 dhe me kreun e PD-së Lulzim Basha rreth orës 16:00.
Takimi zhvillohet në kontekstin e diskutimeve që kanë filluar tashmë, për Zonën Ekonomike Ekskluzive në detin Jon dhe për kufirin detar.