ATSH/ Volumi i shitjeve në tregtinë me pakicë janë rritur 3,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, ku ndikimin kryesor e dhanë tregtia me pakicë e artikujve joushqimorë dhe karburanteve, bëri të ditur sot INSTAT.

Sipas INSTAT, në tregtinë me pakicë, pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e parë 2021 është rritur me 1,3 %, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2020.

Volumi i shitjeve, për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, është rritur 3,5 %, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.

Ndërsa në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 11,0 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020. /j.p/