Ka nisur në të gjithë vendin nis procesi i votimit. Së bashku me rreth 3.6 milionë shqiptarët do të votojnë edhe liderët politikë dhe të shtetit në vend. Sipas njoftimeve të forcave politike dhe institucioneve mësohet se të gjithë kanë planifikuar të votojnë në orët e para të mëngjesit.

Ka qenë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila ka votuar që në 7:01 minuta. Ndërkohë që menjëherë pas saj ka votuar Presidenti i Republikës në qendrën e tij të votimit në Njësinë numër 5. Meta gjithashtu dha një mesazh nga aty.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka votuar rreth orës 8:00, në Qendrën e Votimit pranë Liceut Artistik në Tiranë. Ai bëri thirrje për qetësi dhe tha se kjo është dita e qytetarisë shqiptare.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, votoi në orën 09:00 në qëndrën e votimit 1929 pranë çerdhes nr.13, Rr. Demir Gashi, Njësia 8. Ai ishte vetëm, pa bashkëshorten e tij Aurela Basha, pasi kjo e fundit nuk ka shtetësi shqiptare për shkak se ka marrë atë holandeze.

Në orën 10:30, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama voton në qendrën e tij të votimit në Surrel. Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar sot për zgjedhjet në Shqipëri ku dha dhe një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë, që të zgjedhin kandidatin më të mirë sipas vlerave dhe parimeve.