Një shiptar në Zvicër është dënuar me 6 vjet e gjysmë burg për vrasjen e gruas së tij.

Gjykata e Qarkut e St. Gallenit ka dënuar autorin për vrasje pa dashje.

I dënuari, i cili vjen nga Kosova dhe ka jetuar në Zvicër për 46 vjet, do të dëbohet nga vendi për shtatë vjet, shkruan sda.ch.

Prokurori publik ka folur për një veprim të zhvilluar qartazi nën afekt, të shkaktuar nga provokimet dhe fyerjet e vazhdueshme nga gruaja.

Burri ishte terrorizuar psikologjikisht nga gruaja e tij. Situata në të cilën ai kishte hyrë, ishte provokuar nga viktima. Ai nuk kishte qenë kurrë i dhunshëm më parë, transmeton albinfo.ch. Pas aktit, ai menjëherë kishte thirrur policinë, duke mos mohuar asgjë.newsbomb