Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës.

Një 67-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është sulmuar me thikë në lagjen nr.7 të qytetit.

”Më datë 23.04.2020, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 7, në rrethana ende të paqarta është goditur me mjet prerës shtetasi P. T., rreth 67 vjeç, banues në Korçë, i cili pas mbërritjes në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Viktima është gjetur nga e shoqja i plagosur në afërsi të banesës dhe më pas është dërguar në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Nuk duhen ende motivet e ngjarjes. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ora News