Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është shprehur se presioni më i madh mbi ta është rreth Kosovës dhe njohjes së Pavarësisë së saj. Sipas tij, ata do pranojnë kompromis por jo poshtërim.
“Obligimi ynë është që, duke u përballur me sfidat, kurse presionet më të mëdhatë janë rreth Kosovës dhe përpjekja për të detyruar Serbinë të njohë pavarësinë e Kosovës, e për këtë të mos marrë pothuajse asgjë, me dëshirën tonë që gjithmonë të shprehim qëllimin tonë për të biseduar dhe për të arritur një zgjidhje kompromisi. Sigurisht nuk e pranojmë poshtërimin e qytetarëve të Serbisë, dhe qytetarëve tanë në Kosovë”, është shprehur Vuçiç.
Më tej, gjatë konferencës për shtyp ku ka prezantuar Ana Brnabiç si mandatare për kryeministre, Vuçiç ka thënë se mirëpresin kompromis dhe zgjidhje nën kujdesin e BE.
“Nuk duam që kjo të na ndodhë dhe të na befasojë, jo është arsyeja pse ne do ta ruajmë paqen. Prandaj nuk angazhohemi për një konflikt të ngrirë, por duam një zgjidhje kompromisi dhe të këmbëngulim në procesin që zhvillohet nën përkujdesjen BE-së.”