ATSH-AFP/ – Për të kaluar në çerekfinalet në Kupës së Botës kundër Portugalisë, Zvicra mund të llogarisë kontributin e Xherdan Shaqirit, gjithmonë i pranishëm në ndeshjet e mëdha dhe vendimtare të me Nati-n.

”Po, nuk është gabim të thuash se jam lojtar për ndeshjet e mëdha”, tha Xherdan Shaqiri gjatë një konference për shtyp përpara se të sfidojë Portugalinë e Cristiano Ronaldos, nesër në stadiumin ”Lusail”.

Statistikat flasin shumë për rëndësinë e mesfushorit sulmues të zviceranëve në ndeshjet e mëdha.

Ai shënoi një të tretën e golave ​​në fazat e fundit të kampionateve të mëdha, pesë në Kupën e Botës dhe katër në Kampionatin Evropian, plus katër asist.

Nëse Zvicra ka qenë abonente në fazat e eliminimit që nga viti 2014, ajo i detyrohet pjesërisht anësorit të djathtë, i gjatë vetëm 1,69 metra.

Goli i tij i fundit daton të premten kundër Serbisë, në një takim gjithmonë të veçantë për gjilanasin.

Festimi i golit të tij – një gisht në gojë për të heshtur fishkëllimat e tifozëve serbë kundër tij gjatë ndeshjes – ishte gjithashtu shumë më i matur se në Kupën e Botës 2018, kur ai kishte imituar me duar simbolin e shqiponjës dykrenare të Shqipërisë.

”Zvicerani” i dytë më me shumë pjesëmarrje

“Besoj se kam mentalitetin që më ndihmon të jem i pranishëm gjatë ndeshjeve të mëdha”, beson i ashtuquajturi “XS”.

Shaqiri do të luajë raundin e tij të tretë radhazi të 1/16-ave të Kupës së Botës me Zvicrën.

Ai do të jetë i etur për të qenë më në fund vendimtar në këto ndeshje eliminatore të Kupës së Botës që tërheqin të gjithë vëmendjen, por është i vetëdijshëm për vështirësinë e detyrës.

”Gjithçka është e hapur në një ndeshje të tillë, gjithçka mund të ndodhë. E dimë se çfarë na pret”, tha ai.

“XS” ​​ka luajtur që nga shkurti me Çikago në MLS, një ligë futbolli të Amerikës së Veriut, një kampionat shumë më pak i famshëm se Premier League angleze ku luajti nga 2015 deri në 2021 (”Stoke City” pastaj ”Liverpool”).

Të martën do t’i duhet të përfitojë nga eksperienca e tij, ai që duhet të nderojë ndeshjen e tij të 112-të, për t’u rikthyer në nivelin e Alain Geiger (në vitet 1980 dhe 1990) në vendin e dytë ndër zviceranët me më shumë ndeshje dhe t’i afrohet rekordit të Heinz Hermann (118 midis 1978 dhe 1991)./ a.jor.