Në takimin e zhvilluar mes Kryeministrit Rama dhe kandidatëve për deputetë të Qarkut Elbasan, në fjalën e tij përshëndetëse Klevis Xhoxhi  ka theksuar se është “është nder dhe privilegj i lartë që të jemi pjesë e skuadrës së PS të Elbasanit”.
“Faleminderit Z.Kryeministër, që më bëre pjesë e skuadrës fituese. Më lejo të të  falenderoj gjithashtu për të gjithë punët e mira që keni bërë për qytetin e Elbasanit. Nuk dua të lë pa përmendur impjantin e përpunimit të plerave, tashmë qytetit i keni dhenë një frymëmarrje, i keni larguar smogun dhe tymin e cili rëndonte prej vitesh e vitesh në këtë qytet. Të falenderoj për investimin që po bëni në sistemin e ujësjellsit, tashmë një pjesë e madhe e qytetit do të ketë një sistem të ri ujësjellsi. Qytetarët do të pinë ujë me të pastër dhw përfundimisht nga qyteti do të largohen këto depozitat që rrinë mbi pallate.
Z.Xhoxhi  u shpreh gjithashtu se “ dua të më lejosh të të falenderoj dhe për ratifikimkn e marrëveshjes që  u bë jo më larg se para një muaji në parlamentin Shqiptarë me qeverinë Gjermane për sisteminin dhe kanalizimin e ujrave të zeza për gjithë qytetin e Elbasanit.
Gjatë fjalës së tij Xhoxhi u ndal gjithashtu edhe tek fakti se janë edhe shumë punë për tu bërë.
“ Qyteti është dëshmitar i gjithë këtyre punëve te mira që janë bërë gjatë ketyre viteve nga qeveria Socialiste, nga qeveria që ju drejtoni kryeministër, por sigurisht kemi akoma shumë për të bërë. Kemi akoma shumë punë për të bërë ndaj mandati i tretë i qeverisë Socialiste do të jetë për vazhdimin dhe përfundimin e gjithë projekteve të nisura, por dhe për nisjen e projekteve të reja.
“Më lejo që nga kjo tryezë tu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Elbasanit që ms datë 25 Prillë të dalin nëpër kutitë e votimit dhe të votojnë Partinë Socialiste. Të votojnë për Shqipërinë e të ardhmes, për Elbasanin e të arshmes, të cilin mund ta bëj vetëm Partia Socialiste mund ta bëni vetëm ju zoti Kryeministër. Unë jam krenar që jamë pjesë e skuadrës fituese të partis Socialiste dhe ju falenderoj që me keni bërë pjesë të kësaj skuadre si deputet.