Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po kërkon një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas sulmeve të fundit ruse në infrastrukturën gjeneruese të energjisë në të gjithë Ukrainën.

“Kam udhëzuar ambasadorin tonë në OKB që të kërkojë një takim urgjent të KS të OKB-së pas sulmeve të sotme ruse. Vrasja e civilëve, rrënimi i infrastrukturës civile janë akte terrori. Ukraina vazhdon të kërkojë një përgjigje të vendosur të bashkësisë ndërkombëtare ndaj këtyre krimeve, “tha ai në Twitter .

Të paktën katër persona u vranë në Kiev në sulmet e së mërkurës, sipas zyrtarëve .

Ai i siguroi ukrainasit se inxhinierët e energjisë, shpëtimtarët dhe autoritetet lokale po punojnë shumë në zonat e prekura.

“Ne do ta rikthejmë të gjithë këtë. Ne do ta kalojmë gjithë këtë, sepse jemi një popull i pathyeshëm”, tha Zelensky.