Zjarrfikësit e Tiranës kanë surprizuar personelin e Spitalit Infektiv në Tiranë që po përballen çdo ditë me armikun CoVid-19.

“Zjarrfikësit e Tiranë falenderojnë dhe nderojnë mjekët dhe infermierët e Spitalit Infektiv në QSUT” shkruhet në një njoftim të bërë nga Zjarrfikësit.

Ata kanë shkuar pranë spitalit dhe duke ruajtur distancën e nevojshme me anë të disa pankartave në duar kanë dhënë mesazhet e tyre dhe falenderimet për mjekët.

Gazeta express