/ATSH-DPA/ – Pellgu i Oqeanit Atlantik po sheh një sezon rekord uraganësh, ndërsa bregu perëndimor i SHBA-së po lufton me zjarret më të mëdha të para deri më tani, ndërkohë që hemisfera veriore po i jep fund një periudhe nxehtësie historike, sipas agjencisë meteorologjike të OKB-së.
“Temperaturat në periudhën tremujore midis qershorit dhe gushtit vendosën një rekord të ri veror në hemisferën veriore”, njoftoi Organizata Botërore Meteorologjike (OBM).
“Ndërkohë, temperatura globale në të njëjtën periudhë ishte 0,92 gradë mbi mesataren e shekullit të XX, duke e bërë atë periudhën e tretë më të nxehtë të regjistruar”, shtoi agjencia, duke cituar statistikat e SHBA.
Gjashtë nga zjarret më të mëdha të regjistruara ndonjëherë në Kaliforni kanë ndodhur këtë vit, midis të cilëve zjarri më i madh deri më tani, që përfshiu gati 3 200 kilometra katrorë që nga gushti.
Ndërkohë, prania e pesë cikloneve tropikale mbi Oqeanin Atlantik, këtë javë, vuri rekordin për numrin më të lartë të stuhive të tilla të njëhershme në rajon./ /ervo/